I iku policisë në Elbasan, e pëson keq i riu, përplaset me dy mjete dhe përfundon në…

Një i ri është përfshirë në aksident ditën e sotme, pasi është munduar t’i ikë policisë. Drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar që t’i nënshtrohej kontrollit dhe menjëherë është larguar me shpejtësi. Policia i është vënë nga pas, më pas në segmentin Elbasan-Ish Metalurgjik automjeti tip ‘benz’ është përplasur me dy mjetet të tjera dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se nga kontrolli i automjetit, policia nuk ka gjetur ndonjë send të paligjshëm, ndërsa i riu është duke u marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen.