“I dashur kryeministri im…” mesazhi i veçantë për Edi Ramën në ditën e tij të lindjes

Edi Rama lindi në Tiranë më 4 korrik 1964. Kryeministri, i cili është në mbyllje të mandatit të dytë qeverisës, feston sot ditëlindjen e tij të 56-të. Ai konsiderohet një ndër politikanët më me influencë në vendin tonë, gjatë 30 viteve të fundit. Rama e nisi sot ditën me një urim për Pavarësinë e SHBA-ve, por shumica e ndjekësve të kreut të qeverisë në rrjetet sociale, e kanë uruar kryeministrin, me rastin e 56 vjetorit të lindjes, ku një prej tyre spikat më tepër.

 “I dashur kryeministri im.. të dy sot kemi ditën e lindjes, në një ditë, muaj dhe vit. Ta gëzojme së bashku këtë ditë duke patur shëndet dhe qetësi shpirtërore. Gëzuar ditëlindjen… Edhe 100 vite jetë i shëndetshëm dhe i lumtur”, ka qenë një prej mesazheve më të veçanta drejtuar Ramës sot për ditëlindjen e tij.

“Përveç Amerikës, gëzuar dhe ti kryeministër 56-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë e të lumtur. Mes njerëzve tuaj të dashur dhe për ta, e për të mirën e krejt shqiptarëve gjithashtu!”, ishin mesazhe të tjera.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë urim nga kreu i opozitës Lulzim Basha, apo ndonjë surprizë në këtë ditë të veçantë nga ana e kryeministrit, i cili pritet ta festojë me familjen e tij./Fjala.al