Hapja e shkollave më 14 shtator, Besa Shahini jep njoftimin e radhës: Qellimi kryesor…

Ministra e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije disa detaje të reja në lidhje me hapjen e shkollave . Ajo ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar bashkë me Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit apo organizatat e ndryshme po punojnë për të siguruar kushte sa më të sigurta në shkolla.

Më tej, ministrja thekson se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve.

STATUSI NGA BESA SHAHINI

Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.