Hap Pas Hapi, projekti që synon të fuqizojë 50 sipërmarrje të grave në Elbasan

Gratë ende përballen me sfida në krijimin e ndërmarrjeve të tyre dhe konkurrencën e suksesshme të tregut. Në rajonin e Elbasanit, rreth 50 gra sipërmarrëse po trajnohem për fuqizimin, rrjetëzimin dhe konsolidimin e sipërmarrjeve të tyre. Projekti njëvjeçar që po aplikohet nga IDENTITET e.V me partner në Shqipëri Qendra ” Gratë në Shërbim Publik”, synon të fuqizojë ato duke i informuar për mundësitë e gjetjes së burimeve të reja të financimit dhe aplikimin e teknologjive të reja në proceset e punës.

Mimoza Hajdarmataj, drejtuese e kësaj qendre tregon se, “Projekti i financuar nga qeveria gjermane synon të mbështesë gratë sipërmarrëse me objektiv rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në këtë rajon”.

Puna që po bëhet, sipas saj, synohet të rrisë konkurrencën e grave dhe forcimin e grave sipërmarrëse në rajonin e Elbasanit në Shqipëri dhe ofron zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin e bizneseve mikro dhe të vogla të grave, në mënyrë që ata dhe familjet e tyre të mos u duhet të emigrojnë.

Përmes disa trajnimeve që po zhvillohen, ekspertë nga diaspora shqiptare, kryesisht Gjermani, kanë prezantuar platforma të krijimit të llojeve të biznesit.

Projekti quhet “Hap pas Hapi, Fuqizimi ekonomik i gruas në rajonin e Elbasanit përmes shkëmbimit të njohurive me diapsorën shqiptare në Gjermani”.

Një nga temat e ndara me gratë sipërmarrëse në Elbasan ishte “vlerësimi i pozicionit ekonomik dhe financiar të një biznesi në treg” Erzen Hyko, një prej ekspertëve të diasporës theksoi rëndësinë vlerësimit real të gjendes, potencialit të sipërmarjes dhe pozicionimit në treg. Vetëm pas këtij hapi, sipërmarrjet mund të programojnë zhvillimin e mëtejshëm të biznesit, zgjerimin e tregut deri në eksporte.

Zonja Hajdarmataj, theksoi se, “pa një kulturë të arritjes, të marrë nga jashtë, ripërdorimi dhe bashkëpunimi, transferimi i njohurive thjesht nuk do të funksionojë.

Pjesë e programit janë një cikël trajnimesh, ku instruktorët do drejtojnë pjesëmarrësit përmes një ideje biznesi, duke eksploruar mënyra të reja të biznesit, fazat e zhvillimit të biznesit,  kompetencat, zhvillimin e planit të biznesit, zbutjen e rreziqeve, mundësimin e aplikimit për mbështetje, si grante dhe hyrjen në treg.