Habiten policët në Bari, shikoni çfarë gjetën në bagazhin e autobuzit drejt Italisë. Çfarë kishin fshehur?

 Rakia se fundmi eshte bërë objekt kontrabande pasi 500 litra raki u kapën në portin e Barit, në një autobus të nisur nga Shqipëria.

Doganat italiane njoftuan konfiskimin e 500 litrave raki me prejardhje nga Shqipëria, pa certifikatat e duhura të tregtimit dhe standardet e sigurisë.

Në kuadër të operacionit për trafiqe ilegale, autoritetet portuale të Barit dhe Guardia di Finanzia e qytetit zbuluan të premten 85 bidonë plastikë me raki.

Sasia u gjet e fshehur në bagazhin e një autobusi që po transportohej me traget nga Shqipëria.

Kontrolli i imtësishëm zbuloi se pijet ishin fshehur pas një dhomëze e cila hapej me një mekanizëm metalik.