Greg Rama i prekur nga koronavirusi. Ja ku u kurua djali i kryeministrit Rama: Falënderoj pamasë ata që…

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka kaluar me sukses koronavirusin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Greg Rama ka treguar se ka kaluar një periudhë të vështirë në ditët e fundit, pasi arriti të fitojë betejën me koronavirusin. Ai ka falënderuar mjekët e Sanatoriumit për shërbimin e dhënë dhe trajtimin që i kanë bërë në spital.

“Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë lµftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!”, shkruan Greg Rama.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama e përmendi në Kuvend se asnjë nga ministrat, apo familjarët e tij që janë prekur nga koronavirusi, nuk janë kuruar në Turqi. “Asnjë nga ministrat që janë infektuar dhe po e kalojnë koronavirusin nuk ka shkuar në Turqi. Për të mos kaluar më pas tek familjarët, që për asnjë shërbim nuk shkojmë në Turqi”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.