“Golden Bullet”/ Vijojnë kontrollet e imtësishme në Elbasan

Policia po vijon kontrollet e imtësishmë në Elbasan pas operacionit të SPAK ‘Golden Bullet’.

Kontrollet po kryhen nga forcat ‘Shqiponja’ dhe dyshohet se objektivi është rrethi i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Talo Çela.

Aktualisht policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit të Elbasanit.

Nga operacioni i SPAK i quajtur ‘Golden Bullet’ u bë i mundur shkatërrimi i 8 grupeve kriminale në disa qytete të ndryshme të vendit ndërsa u arrestuan 18 persona por krerët e tyre janë ende në kërkim.

Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, Talo Çela rezulton i përfshirë në dhjetra ngjarje kriminale.