Gjykata e Elbasanit vendos për mijëra eurot dhe patentat e Sajmir Tahirit të sekuestruara në metalurgjik

Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen veprës penale për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kṙiminale” Pas nisjes së hetimit ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, në një makinë “Range-Rover” u gjetën dhe bllokuan  863 mijë e 100 eurove nga policia e Elbasanit. Gjithashtu  brenda mjetit u sekuestruan dhe tre patenta ludrimi të mjetëve detare, që i përkisnin ish-ministrit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri.

E gjithë çështja ka rezultuar një flluskë, pasi sasia e eurove Cash e sekuestruar në 2 nëntor 2017, i është kthyer Lefter dhe Orest Sotës, me argumentin se shuma financiare rridhte si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k dhe do te blihej hekur.

Nisur nga kjo situatë prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi ka preceduar me një kërkesë në gjykatë, duke kërkuar pushimin e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kṙiminale”.