Gjermanën nuk vɗesin nga Covid për shkak të ‘lëndës së errët’ imunologjike

Karl Friston, neuroshkencëtar në Kolegjin Universitar të Londrës, i specializuar në ndërtimin e modeleve matematikore të funksionimit të trurit të njeriut, në një intervistë me të përjavshmen angleze ‘The Observer’ tha se ai bashkë me një grup studiuesish kanë hulumtuar mbi faktin se pse Gjermani në krahasim me Britaninë e Madhe ka shumë e shumë më pak vɗekje nga infeksioni i koronavirusit

Sipas Friston, vɗekshmëria e ulët në Gjermani nuk ka të bëjë më numrin e lartë të testeve të kryera por me faktin se gjermanët kanë më pak të ngjarë të infektohen dhe humbasin jetën nga koronavirusi për shkak të ‘lëndës së errët imunologjike’

“Shumë gjermanë kanë një lloj rezistence natyrore për shkaqe të panjohura, ndoshta gjeografike”, – tha Karl Friston, i cili shpjegoi se çështja gjermane është si materia e errët e university, 85% e së cilës është e panjohur. “Ne nuk mund ta shohim atë por e dimë se duhet të jetë atje për të shpjeguar atë që jemi në gjendje të shohim”.

Duhet theksuar se edhe Shqipëria ka një numër të ulët vdekjesh në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ndoshta teoria e shkencëtarit në  Kolegjin Universitar të Londrës funksionon edhe për Shqipërinë.