Gjendet pa jetë në banësën e tij biznesmeni në Elbasan

Një biznesmen është gjetur pa jetë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi ushtronte aktivitetin e exchange por prej 2 muajsh e kishte mbyllur. Gjithashtu nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai ishte i moshës 54 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendgjarje për të zbuluar shkaqet e humbjes së jetës së biznezmenit. Nga kqyrja fillestare nuk janë vënë re shenja dhune apo diçka tjetër që mund të dyshohet për një eliminim me paramendim. Dyshimet e para janë për një vetflijim të të ndjerit.