Gjendet e djegur një makinë ne Elbasan, dyshohet e qëllimshme

Një automjet është gjendur plotësisht i djegur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gracen. Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi raporton se makina është gjetur në aksin e vjetër Elbasan- Tiranë, një zonë me shumë pak lëvizje dhe është pa targa. Nuk dihet se kujt i përket kjo makinë dhe as motivet se djegies, teksa nuk përjashtohet mundësia të jetë e qëllimshme.

Kjo eshte makina e trete qe digjet brenda pak koheve ne qytetin e Elbasanit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Makina është transportuar me karroatrec në Drejtorinë e Policisë.