Gjenden pa ndjenja afër Kalasë Elbasan, dy 15 vjeçarë, dërgohen rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku dy të mitur janë transportuar pa ndjenja në urgjencë pasi dyshohet se kishin konsumuar lëndë nárķotike dhe pije álķoolike.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se gjendja e dy fëmijëve rreth moshës 15 vjeç është e rëndë, teksa ato janë parë të shtrirë pranë kalasë së qytetit, përballë Teatrit Skampa.

Përtej kësaj ngjarjeje, në pah del problematika se si këta fëmijë kanë arritur që të blenë pijet álķoolike në dyqane, kur ligji ua ndalon bizneseve t’u shesin alķol të miturve, e aq më tepër rruga se si ato kanë siguruar edhe dŕogën.