Gjen 350 mijë euro të hedhura në plehra, do vini duart në kokë kur të mësoni ç’bëri me to

As më shumë e as më pak por plotë 350 mijë euro ka gjetur një punëtor pastrimi në një kosh mbeturinash. Ngjarja ka ndodhur në Japoni, por kjo nuk është e gjitha.

Nëse ju mendoni se ai i ka mbajtur këto para për veten e tij dhe i ka gëzuar duke ndryshuar tërësisht jetën e vet, e keni gabim.

Punonjësi i pastrimit i ka dorëzuar të gjitha paratë në polici, duke rritur në këtë mënyrë reputacionin e vendit dhe indeksin e ndershmërisë.

63-vjeçari i paidentifikuar kishte gjetur paratë në koshin e mbeturinave në qytetin Numata, në qendër të Japonisë të martën që lamë pas.

Policia është informuar dhe po e trajton rastin si humbje të pronësisë, ndërsa është bërë thirrje për të gjithë ata që mendojnë se u kanë humbur këto para, të drejtohen në organet përkatëse për t’i marrë.