Gati testi që zbulon brenda 5 minutash Covid-19

Në një kohë kur shtetet evropiane po luftojnë kundër përhapjes së Covid-19 dhe po përpiqen për të gjetur një vaksinë kundër virusit që ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha shëndetësore vitet e fundit, edhe një arritje shkencore është bërë publik sot nga Universiteti i Oxford. Shkencëtarët  deklaruan se kanë zhvilluar një test për të identifikuar Covid-19 në më pak se pesë minuta.

Universiteti i Oksfordit shpreson të fillojë prodhimin e pajisjeve në fillim të vitit 2021 dhe më pas ta miratojë atë gjashtë muaj pas kësaj.  Testi i ri mund të përdoret në biznese dhe aeroportet duke shkurtuar ndjeshëm vështirësitë dhe kohën për të marrë përgjigjen.  Deri tani në botë janë regjistruar më shumë se 38.5 milionë  të infektuar në nivel global ndërsa numri i viķtimave në më shumë se 1.1 milion persona.