Fermeri në Elbasan shton sipërfaqen me vreshta: Synoj që brenda vitit…

Arben Ferhati, fermer në Rrasë të Elbasanit, është kthyer pas 20 vitesh emigracion për të ngritur sipërmarrjen e tij bujqësore.  Sot puna e tij është bërë edhe më e lehtë falë përfitimit të mekanikës bujqësore me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot në vëmendje shembullin e Arbenit, që është njëri prej shumë fermerëve, që nëpërmjet mbështetjes së programit IPARD kanë përfituar mekanikën bujqësore, falë së cilës kursejnë kohë dhe përmirësojnë proceset e punës.

Arbeni të flet për punën dhe vendin. Zgjodhi që tokën e familjes ta investojë me vreshtë të cilën ka dëshirë ta shtojë më tej. “Kam aplikuar para një viti në programin IPARD që zbaton Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, për mjete bujqësore”, shprehet ai, teksa tregon se “kjo ishte një ndihmë e madhe, pasi vetëm me krahë nuk bëhet bujqësi sot”, u shpreh ai.

“Sot unë kam 2 dynymë tokë të mbjellë me vreshta dhe synoj ta shtoj vreshtin. Deri tani rezultatet janë pozitive. Unë arrij të shes të gjithë prodhimin dhe kjo është një gjë e mirë për ekonominë e familjes time dhe për biznesin tim”, thotë Arbeni.

AZHBR përmes Programi IPARD II ka adresuar 60 % grante për fermerët dhe subjektet e tjera që investojnë në mekanikë dhe teknologji të reja bujqësore.