Epidemiologu: Statistikat na bëjnë optimist. “Covid-19 po i vjen fundi”

Mjeku Epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm për luftën kundër COVID-19. Sipas tij, një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar, tregon se numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë nga gripi sezonal është më i madh se ata nga Covid-19. Sipas Alimehmetit, statistikat e fundit na bëjnë optimist se COVID-19 po i vjen fundi.

Postimi i plotë:

Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe) “Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!” Cit.: Pertef Kruja. Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vɗekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi. Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:

6626 persona vɗiqen nga gripi sezonal. 2992 persona vɗiqen nga koronavirusi. 6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vɗekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Ky raport po rritet jave pas jave! Ne javen e fundit te korrikut: 928 persona vɗiqen nga gripi sezonal. 193 persona vɗiqen nga koronavirusi. 928 / 193 = 4.8-fish me pak vɗekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin. Per me shume: Vɗekjet nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe.

Forca miq! Shtrengoni dhembet edhe pak! Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish! -shkruan Alimehmeti