Eni Çobani i dedikon bashkëshortit fjalët më të ëmbla: Kur të putha kuptova që…

Juristja shumë e dashur për publikun shqiptar që ka ndihmuar shumë njerez në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore, Eni Çobani, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet dhe ka zbuluar dhe anën e saj romantike. Së fundmi Eni ka publikuar në profilin e saj ne Instagram një foto shumë pranverore, ku ka pozuar e buzëqeshur pranë disa luleve.

Mbrishkrimi që juristja i ka lënë fotos eshte shume romantik dhe duket dedikim për bashkeshortin. “Kur të pashe, doja të të takoja. Kur të takova, doja të të puthja. Kur të putha, kuptova që u dashurova me ty. Tani që të dua, dua të të kem pranë përgjithmonë. Nëse s’dashuroni do të thotë që nuk jetoni. shkruan Eni.”