Emigranti shqiptar në Itali zbulon grábitjen spektakolare të shtëpisë së tij, autorët të veshur si…

Një shtëpi 2-katëshe në njësinë Dajç të Bashkisë Shkodër është grabitur në mënyrë spektakolare. Gjithçka u zbulua tre ditë më parë nga të afërmit e pronarit të banesës, Broz Kola, i cili prej vitesh jeton në Itali bashkë me familjen. Sipas të afërmve të familjes Kola, autorët ishin maskuar si punonjës dhe janë futur brenda oborrit me një kamionçinë ndërsa për gati një javë kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda.

E motra e pronarit të banesës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 50 mijë eurove pasi shtëpia ishte arreduar me mobilie moderne. Sipas dëshmive të banorëve për Balkanweb, autorët kanë qenë të pa maskuar teksa kryenin grábitjen e banesës me kamion.

Policia pas njoftimit nga të afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për grábitjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone.