Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas. Ja për çfarë akuzohen

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim E. F., 40 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, pasi më datë 07.04.2022, ka bërë kallëzim shtetasi K. Q., se në dyqanin e tij me materiale ndërtimi, shtetasi E. F., në bashkëpunim me shtetasin E. D., me anë të mashtrimit, i ka marrë disa materiale, pa bërë pagesën. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. D.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. K., 29 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij;
-E. D., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.