Elbasan/ Shpërthen në flakë mjeti brenda tunelit të Kërrabës, shtëllunga të mëdha tymi dalin nga hyrja

Shpërthen në flakë një automjet brenda në tunelin e Kërrabës.

Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në tunelin me drejtim të lëvizjes së automjeteve nga Tirana për në Elbasan.

Shtëllunga të mëdha tymi të zi asfiksues kanë përfshirë tunelin.

Ende nuk dihet nëse ka apo jo pasoja ky aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikëset që po punojnë për fikjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut.