Elbasan/Përplaset autoambulanca. Një grua në gjendje të rëndë.

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku një autoambulancë është përplasur me një mjet tjetër.

Sipas të dhënave të para autoambulanca është përplasur me një mjet tip Golf VI dhe për pasojë është plagosur rëndë një grua.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh dhe njoftohet se drejtuesi i mjetit tip Golf është shoqëruar për në komisariat. Policia po punon ppr zbardhjen e plotë të ngjarjes.