Elbasan/ Përfshihet nga flakët fusha e skrapit, dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë një fushë skrapi në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë përfshirë objektet e vjetra të grumbulluara aty. Ndërkohë janë ende të paqarta shkaqet e këtij zjarri.

Fusha e skrapit ndodhet pranë landfillit të Inceratorit të Elbasanit. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse të cilat po izolojnë flakët. Burime nga zjarrfikësit bëjnë me dije se situata deri më tani është në nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonën përreth.