Elbasan/ Një psikolog për 2 mijë nxënës, e pamundur puna me çdo fëmijë

Prania e psikologut në cdo shkollë, gjithnjë e më tëpër bëhet domosdoshmëri, nisur edhe nga problematikat, jo vetëm të adoleshentëve, por edhe të fëmijëve. Kontakti i përditshëm me psikologun e bën atë një person të afërt dhe të besueshëm për fëmijën për të ndarë shqetësime që has në shkollë apo familje.

Por psikologët sot apo punonjësit socialë përgjigjen për 3-4 shkolla, pra afërsisht për 2 mijë nxënës. Kjo e bën të pamundur punën individuale dhe krijimin e afrimitetit me fëmijët.

Kohët kanë ndryshuar dhe po ashtu edhe tabutë. Tashmë këshillimi me psikologun nuk shihet si problem mendor, por si domosdoshmëri e marrjes së një mendimi të specializuar. Prania e psikologëve në çdo shkollë do ta bënte edhe më të afërt kontaktin me fëmijët, si rrjedhim një punë më efikase.