Elbasan/ Injorohen masat mbrojtëse, mbi 1500 të infektuar aktivë me Covid-19. Vetëm sot…

Dita e sotme ka shënuar sërish rekord, ku gjatë 24 orëve janë infektuar 1130 persona dhe kanë ndërruar jetë nga COVID-19 13 pacientë. Shifrat e infektimeve me Covid-19 po njohin rritje të vazhdueshme dhe të pandalshme edhe në qytetin e Elbasanit. Çdo ditë zyrtarizohen dhjetëra raste të reja, ndërsa në total janë mbi 1500 persona aktivë me Covid-19. Vetëm sot u regjistruan 82 te prekur ne Elbasan dhe 110 ne te gjithe qarkun.

Nga 4539 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë: 535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Nuk është e vështirë të kuptosh që qytetarët nuk i zbatojnë siç duhet masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19. Ata shprehen vetë se në institucione apo zyra të shërbimit publik, nuk respektohen masat.

Gati një vit pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, ende ka të rinj që vazhdojnë e marrin me të qeshur rrezikun e infektimit, ndërsa për mbajtjen e masave as që bëhet fjalë. E ndërsa qytetarët janë sa të pasensibilizuar aq edhe indiferentë ndaj masave, Covid-19 vijon përhapjen dhe infektimin me ritmet e shpejta.