Elbasan, Humb jetën në rrethana të paqarta 40-vjeçari

Një 40-vjeçar nga fshati Deshiran i Belshit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta ditën e djeshme. Siç raporton gazetari I Elbasanit, Aldo Kozarja për abcnews.al, ai u transportua me shpejtësi drejt urgjencës në Elbasan por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha nuk ka mundur të mbijetojë.

Burimet pranë spitalit Elbasan shprehen të rezervuar për ngjarjen.

Nderkohe, Familjarët e 40-vjeçarit bëjnë me dije se e kanë pasur të pamundur të tërheqin trupin e 40 vjeçarit, deri sa të dalnin analizat e mjekësisë ligjore për shkakun e vdeķjes./abcnews.al