Elbasan/Dezifektohet zona ku u identifikua një tjetër i infektuar me Covid-19 (Foto-Video)

Mbrëmjen e djeshme u konfirmua edhe një rast tjetër i infektuar me covid-19 në Elbasan. Rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në Lagjen 5 Maji, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë. Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.

Sipas informacioneve zyrtare dhe hetimeve rezulton se në këtë lokal ka pasu kontrakte 53 vjeçari që u infektua me COVID 19 në kuadër të kontakteve që ka pasur me pronarin e këtij lokali duke infektuar edhe gruan punonjëse e bankës së nivelit të dytë dhe dy vajzat 25 dhe 22 vjeç.

Gjatë mëngjesit të sotëm bashkia Elbasan ka marrë masa që të dezinfektojë zonën ku ushtronte aktivitetin i konfirmuari me covid-19 si dhe zonën ku ai jetonte.

Kliko këtu për të parë Videon

Gjithashtu Bashkia Elbasan me anë të zjarrëfikësve ka vazhduar dezinfektimin e zonave të qytetit ku ka patur raste të identifikuara.