Ekspertët ngrejnë alarmin: Pse tani duhet të mbajmë 2 maska kundër covid

Shprehja “vër maskën” tashmë po ndryshon në “vër maskat”. Zbulimi i varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara i ka bërë ekspertët e shëndetit publik që të kërkojnë ndryshim të maskave të thjeshta prej lecke që tashmë konsiderohen si mburoja kryesore gjatë pandemisë.

Ndryshimi? Mbi maskën kirurgjikale duhet vënë edhe një maskë prej pëlhure që gjendet tashmë në çdo dyqan apo mund të qepet edhe në shtëpi. Disa ekspertë thonë se është koha për të blerë maskat me cilësi më të lartë KN95 ose N95 edhe pse autoritetet thonë se kjo mund të bënte që te mbeteshin pa maska punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Sipas Washington Post, Shtetet e Bashkuara mbeten ende pas pjesës tjetër të botës kur bëhet fjalë për maskat. Disa vende aziatike, duke përfshirë Singaporin dhe Korenë e Jugut, kanë prodhuar maska me cilësi të lartë për t’i dërguar direkt te banorët. Javët e fundit, vendet evropiane kanë filluar të kërkojnë maska më cilësore në ambientet publike për shkak të mutacionit të identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Shkencëtarët britanikë vlerësojnë se ai mund të jetë 70% më infektues.

Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA doli me 2 maska në fytyrë të hënën duke thënë se dy shtresa “thjesht janë më efektive”. Abraar Karan, një mjek në Spitalin dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit, që në pranverën e kaluar bëri thirrje që të prodhohen në masë maska komode dhe efektive. Ai tha se vendi mund të kishte shmangur situatën e tij aktuale vetëm me këto barriera cilësore.

Linsey Marr, një profesor i inxhinierisë në Virginia Tech, i cili ka hulumtuar efektivitetin e maskës, tha se publiku ka mjete më të mira për të zvogëluar ngarkesat virale që hyjnë në ajër dhe në trup. Sipas tij një maskë e dyfishtë është njëlloj si një vaksinë që merret në 2 doza. ©LAPSI.al