Edhe në Elbasan; Aksidentet e ambulancave, në ditët e izolimit u shkelën rregullat dhe u përfshinë në ngjarje të rënda

Gjatë pandemisë në rrugët e gjithë vendit mjetet që kanë lëvizur më shumë janë autoambulancat. Një flotë e tërë lëviz në gjithë Shqipërinë duke ju përgjigjur thirrjeve për ndihmë dhe falë punës së tyre shumë personave ju është shpëtuar jeta. Por fatkeqësisht, për shkak të thyerjes së rregullave, mjetet që duhet të shërbenin për të shpëtuar jetë janë bërë shkak për aksidente me pasoja të rënda.

Rrugët e boshatisura në ditët e izolimit duket se ishin të ngushta në disa raste për drejtuesit e ambulancave të cilët për shkak se shkelnin me të dyja këmbët rregullat kanë përfshirë në ngjarje të rënda. Një nga këto ngjarje ndodhi më 7 mars, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shoferi i ambulancës në gjendje të dehur dërgoi në spital edhe 2 shtetas të tjerë të cilët u përplasen nga autoambulanca.

Ndërsa në aksin Fier-Lushnje ambulanca u përmbys në një rrugë të drejtë ku nuk kishte asnjë arsye që të ndodhte një aksident i tillë, për pasojë pacienti që po shoqërohej për në Tirane mbeti në vend i vdeķur.  Askush nuk e vendos në diskutim kontributin e madh që ky shërbim ka dhënë për pacientet. Por ecja me shpejtësi në rrugë pa asnjë arsye dhe përfshirja në aksidente e dëmton këtë imazh.

Top Channel