E vërteta del gjithmonë sheshit. Mjeku Alimehmeti tregon para gjithë shqiptarëve çfarë po ndodh

Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë një status ne Facebook ku një studim tregon shifrat e vërteta të infektimeve dhe jeteve te humbura në Mbretërinë e Bashkuar: “Ne vuajmë më shumë në imagjinatë se sa në realitet.E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi!Më parë kam postuar vlerat e IFR-së për shtete të tjera të goditura rëndë, si Spanja, Italia apo shteti i News Yorku-t.Dhe sot antitrupat nxjerrin të vërtetën për Mbretërinë e Bashkuar.

Si gjithnjë, për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy koncepte:CFR (case fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë ndër rastet e zbuluara.IFR (infection fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale.Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë.

Studimi zyrtar kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, i komisionuar nga Departamenti (Ministria) e Shëndetit dhe e Kujdesit Social dhe i kryer nga Universiteti Imperial College London, zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vɗekjeve në Mbretërinë e Bashkuar. (linku në fund të postimit)Në studim u mor një popullatë përfaquese prej 109.076 personash dhe me antitrupa pozitive deri në fund të Qershorit 2020 rezultuan:

6.0% e popullatës totale.13.0% në Londër zona më e dendur testimi është kryer në datat 20 qershor 13 korrik dhe ekspozimi llogaritet të ketë ndodhur të paktën 2 javë më parë.Studimi përllogarit që të infektuar deri më këtë ditë në UK kanë qenë 3.36 MILIONË persona!Deri më 30 Qershor, hetimi epidemiologjik në Angli kishte zbuluar vetëm 283.253 persona pozitivë.

283.253 / 3.360.000 = 8.43 %!

Pra, në Angli vetëm 8.43% e rasteve janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik dhe pjesa më e madhe e ajsbergut kishte mbetur e fshehur dhe e padukshme.Deri më këtë datë kishin vɗekur 40.391 persona, pra CFR-ja dilte:

40.391 / 283.253 = 14.3%

Duke përpunuar shifrat e reja, autoritetet gjejnë se IFR-ja është vetëm 0.90%!Pra, vɗekshmëŕia reale është 14.3 / 0,90 = 15.9 fish më e ulët!

KUÇEDRA PASKA VETËM NJË KOKË DHE JO GJASHTËMBËDHJETË!Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

IFR Totale = 0.90%IFR Meshkuj = 1.07%IFR Femra = 0.71%

IFR sipas moshës:

15-44 vjeç = 0.03%45-64 vjeç = 0.52%65-74 vjeç = 3.13%75+ vjeç = 11.64%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në 45 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal.Për moshat 50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal.Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra!

Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT