Nuk ja del dot/ Humb jetën 31-vjeçari nga Elbasani, i prekur me Covid-19

Një 31-vjeçar nga Elbasani, ka humbur jetën pasi ishte prekur me Covid-19. Sipas informacioneve për mediat, 31-vjeçari, ka qenë i shtruar prej ditësh tek Shefqet Ndroqi. Per fat të keq ai nuk ja ka dalë të fitojë betejën me Covid-19.

Po ashtu, mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.