E tmerrshme! Hyn në operacion për të hequr mitrën, mjeku i ‘vjedh’ veshkat dhe arratiset

 Një rast i rëndë trafikimi organesh është zbuluar në Indi, pasi një mjek i vodhi veshkat një pacienteje dhe u zhduk.

18-vjeçarja Sunita Devi vizitoi mjekun për t’i hequr mitrën në mënyrë kirurgjikale pasi vuante nga një sëmundje, por u la në një gjendje kritike pasi doktori dyshohet se i vodhi dy organet dhe u zhduk.

Nëna e saj e kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur gjendja e saj u përkeqësua pas operacionit dhe ajo u dërgua në një spital në rrethin Muzaffarpur të Indisë. Ajo u tmerrua kur i thanë se vajza nuk kishte veshka dhe se do të vdiste nëse nuk do të kishte kujdes urgjent mjekësor.

Sunita që atëherë ka marrë dializë të rregullt dhe qëndron në spital, teksa policia është vënë në kërkim të mjekut. Dyshohet se ai bën pjesë në një rrjet të madh trafiku organesh.