E tmerrshme/ 6 djem përdhunojnë dhe shantazhojnë me video intime 19-vjeçaren

Një ngjarje shokuese mendohet se ka ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Këlcyrës, në Përmet! Një vajzë 19-vjeçare ka denoncuar në polici faktin se është përdhunuar nga gjashtë persona.

Autorët janë vënë në pranga vetëm pak orë pasi është marrë denoncimi në polici. Dy prej të akuzuarve po hetohen për përdhunim dhe katër të tjerë për ngacmim seksual.

Burimet bëjnë me dije se gjashtë djemtë  e shantazhonin vajzën me një video intime, gjë që e ka detyruar atë t’i denoncojë në polici të rinjtë.

Akoma nuk dihen rrethanat e plota të denoncimit dhe identitetet e të arrestuarve, por priten detaje të tjera në vijim.