E rrallë në Pogradec/ Njerëzit të mbyllur në banesa, arinjtë ‘gjigantë’ dalin shëtitje (FOTO)

Ashtu sikurse në gjithë vendin, edhe në Pogradec njerëzit janë mbyllur nëpër banesat e tyre në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por nuk ndodh e njëjta gjë me kafshët e egra. Me sa duket kanë përfituar nga mungesa e lëvizjes së njerëzve dhje kanë dalë hapur nëpër livadhe e kjo është vërtetuar në Pogradec ku disa arinj janë fotografuar teksa ushqehen.

Fotot janë bërë në fshatin Llëngë, Mokërr e Sipërme në Pogradec ndërsa pasi kanë dëgjuar një banor që ka fishkëllyer, ata janë larguar me shpejtësi pasi janë trembur.