E pazakontë në Elbasan/ Kunatat rrihen me shuplaka me njëra-tjetrën

Një 51-vjeçare nga fshati i Shushicës në Elbasan është proceduar penalisht, pasi ka rrahur me shuplaka kunatën e saj.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen A. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Shushice, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me shuplakë në fytyrë, kunatën e saj shtetasesn V. K.