E mendon tullumbace dhe e prek, gruaja shkatërron veprën 40 mijë euro gjatë ekspozitës

Përballë një skulpture në formën e një qeni në dukje prej tullumbacesh, u përpoq të kuptonte nëse ishte tullumbace e vërtetë dhe kështu e preku disa herë statujën, por përfundoi duke e rrëzuar.

Në këtë mënyrë shkatërroi veprën e vlerësuar rreth 40 mijë euro. Gjithçka u bë nga një vizitore e pakujdesshme në Art Wynëood të Majamit, SHBA, një panair arti bashkëkohor që po zhvillohet në Kaliforni, teksa incidenti përfshiu një statujë të artistit të famshëm Jeff Koons.

Skulptura blu e ndezur ishte pjesë e serisë së famshme të Koons “qen tullumbace”, statuja të formave dhe madhësive të ndryshme që përfaqësonin qenë me ngjyra të ndryshme të ndezura dhe madhësi të ndryshme, nga më pak se 30 centimetra në mbi tre metra lartësi.

Në këtë rast, pjesa, disa centimetra e lartë, vendosej mbi një bazë të zbukuruar me mbiemrin Koons dhe pa ndonjë mbrojtje të veçantë.

Ekspozita e hapur për publikun e gjerë nuk kishte filluar ende dhe ishte zhvilluar vetëm një prezantim paraprak privat, i hapur për VIP-at.

Skena u përshkrua nga artisti Stephen Gamson i cili ishte dëshmitar i incidentit.

“E pashë këtë grua duke prekur skulpturën, dhe më pas ajo ra dhe u copëtua në mijëra pjesë”, tha Gamson për Fox News Miami, duke shtuar se gruaja po prekte veprën artistike të Jeff Koons për të kontrolluar nëse ishte apo jo një tullumbace.

Një gjest i cili shkatërroi statujën në copa, aq sa disa menduan se ishte ndonjë performancë artistike ose një inskenim si pjesë e ekspozitës.

Konsulenti artistik i kompanisë që sponsorizoi veprën e Jeff Koons, i tha gazetës amerikane Miami Herald se gruaja nuk kishte ndërmend të dëmtonte veprën dhe se do të jetë sigurimi ai që do të mbulojë dëmin.