E la nënën në shtëpinë e pleqve, kur shkoi ta takojë, ajo i tha diçka që do ta ketë brengë përgjatë gjithë jetës.

Një ditë mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve dhe i kërkojnë që të vijë sa ma shpejt pasi nëna e tij po jepte shpirt. Djali i nxituar shpejtoi për takimin e fundit me nënën e tij, i’u afrua afër për të dëgjuar fjalët dhe dëshirat e saj të fundit, e pyeti nënën nëse kishte ndonjë dëshirë të fundit.

Tha: Po, biri im.. të lutem pajise shtëpinë e të moshuarve me freskues sepse bën shumë nxehtë, e këtu nuk ka, po ashtu pajise me frigorifer dhe ushqime, sepse shumë netë kam fjetur e uritur.Djali i mërzitur i drejtohet nënës e cila e jepte amanetin e fundit: Nënë po pse nuk ma ke thënë këtë më parë e po ma thua tani? Tha: Biri im, unë durova pa freskuese e pa frigorifer, por më dhimbsesh ti sepse nuk je mësuar të jetosh pa to dhe do ta kesh shumë vështirë kur fëmijët e tu do të sjellin këtu.

Një histori mjaft domethënëse dhe me një mesazh shumë të madh për ata fëmijë që tashmë janë duke u kujdesur për prindërit e tyre të moshuar. Por sigurisht kjo histori ka një mesazh edhe pë rata që tashmë i kanë dërguar prindërit e tyre në azilin e pleqve apo vetë jetojnë jashtë shtetit dhe prindërit i kanë lënë të vetmuar.

Kjo histori meriton të shpërndahet me qëllim që mesazhi e saj të ndikojë sado pak në zemrat e të rinjve dhe ata të reflektojnë për veprimet që kanë marrë apo kanë në plan të ndërmarrin.