E fundit/ Adoleshentët luajnë “pistoletash”, njëri ia “fut” vetes

Dy adoleshentë kanë qenë duke luajtur me një armë zjarri tip pistoletë gjatë ditës së djeshme në Tiranë teksa njëri mbeti i plagosur. Sipas bluve të Komisariatit nr3 në kryeqytet, të dy ata, njëri 18 vjeç dhe tjetri 17 vjeç ishin duke luajtur me pistoletë, kur në një moment, arma shkrehu duke plagosur në këmbë këtë të fundit.

Pas plagosjes në këmbë, ai u dërgua në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi 18-vjeçarin që ishte edhe pronari i saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak”, njofton policia. /abcnews.al