E bija 4 vjeç i kërkon llogari, Gent Zenelaj i dërgon mesazh live nga spektakli

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “Dance with me”, Gent Zenelaj tha se e bija e tij 4 vjeçe e akuzon gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se vjen vonë në shtëpi. Kështu që pas përfundimit të një performance, aktori i dërgoi një mesazh Arias.

Genti i premtoi se këtë mbrëmje kur të shkojë në shtëpi do i lexojë një përrallë dhe i tregoi se është akoma në punë.

“Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”, tha Genti.