Dy rastet e reja në Elbasan, si e morën koronavirusin të infektuarit

Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për bashkëshorten e 26-vjeçarit, banues në lagjen “Shënkoll”, administrator në një firmë në kryeqytet i cili u konfirmua diten e djeshme. Rasti tjetër është bashkëshortja e 65-vjeçarit, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Të dy personat sipas hetimit epidemiologjik kanë pasur kontakte me persona të infektuar në Elbasan.

Dy rastet e sotme nuk kanë lidhje me njërin tjetrin, ndërsa e çojnë numrin e të infektuarve aktivë në tetë.