Dy qytete të mëdha dalin nga harta COVID, të gjithë të shëruar. Nuk është Elbasani

Vlora dhe Durrësi janë dy qytetet e mëdha të vendit që kanë dalë nga harta e Covid-19. Të dy qytetet nuk kanë tashmë asnjë pacient të sëmurë me koronavirus. Kështu harta e të shëruarve është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin. Ditën e djeshme u raportua se edhe Korça, një tjetër qytet i madh i vendit nuk kishte asnjë të sëmurë aktiv me virusin.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi nëntë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 782 numrin e të prekurve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Tiranë 100

Shkodër 24

Krujë 93

Durrës 0

Fier 1

Kurbin 27

Korçë 1

Elbasan 2

Kukës 8

Lezhë 1

Has 0

Kavajë 0

Lushnje 1

Vlorë 0

Pukë 0

Mirditë 2

Rrogozhinë 0

Tropojë 0

Berat 2

Mallakastër 0

Mat 1.