Dy persona rrezikojnë të mbyten në Zaranikë.

Shirat e mbrëmjes së sotme për pak sa nuk i kanë marrë jetën 2 personave në përroin e Zaranikës.  Sipas të dhënave të para dy peronat ishin turistë të cilët në ato momente po përpiqeshin të kalonin nga ana tjetër e shtratit të përroit, por ardhja e menjëhershme e rrymës së ujit ka bërë që ata të ngecin në një ishull dheu në mes të shtratit.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e ekipit të zjarrëfikësve që ka bërë të mundur shpëtimin e turistëve, duke bërë që ngjarja të përfundonte pa pasoja të rënda./TCH/