Foto Arkiva

Dy aksidente të rënda në Elbasan dhe Librazhd, makinat dalin nga rruga.

Dy aksidente të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe në Librazhd, ku sipas raportimeve dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi në autostradë ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë më herët një tjetër aksident u regjistrua në Librazhd, ku një kamion doli nga rruga, duke përfunduar në kanal. Për të dyja rastet policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.