Duken kaq të mirë! Miriami dhe Albani hapin arkivat e rinisë në fillimet e dashurisë.

Izolimi në shtëpi e ka shtyrë Miriam Canin të shfletoj albumet fotografine të familjes dhe një prej fotove ka zgjedhur ta ndajë me mijëra ndjekësit në Instagram. Një kthim pas në kohë, në fillimet e historisë së dashurisë me Albanin, dyshja aq e dashur për publikun duken kaq të ëmbël krah-njëri tjetrit në foton e shkrepur plot 13 vite më parë.

“13 vite më parë…Të dua”,- shkruan Miriami ndërsa qindra komente e pëlqime kanë shkuar menjëherë për këtë moment nostalgjik. Alban Skëndaraj dhe Miriam Cani sot janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve të vegjël: Ameli 4 vjeç dhe djalit Duam që erdhi në jetë në Janar të këtij viti.