Duke filluar nga Janari do të mund të shkojnë të gjithë me vizë në Angli. Ja cfarë duhet të dini

Se pari duhet ditur se aplikimet do të jenë online dhe do të gjykohen në bazë të një sistemi pikëzimi. Pikët do të jepen në bazë të ofertës së punës, në nivelin e duhur të aftësive në një profesion të kualifikuar, njohuri të gjuhës angleze dhe nëse aplikantët përmbushin një pagë prej të paktën 25,600 paund.

Por viza nuk do tu nevojitet vetëm irlandezëve, pasi Britania e Madhe dhe Irlanda janë pjesë e një marrëveshje të përbashkët të lëvizjes. Qytetarët e vendeve te Bashkimit Europian do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm drejt Britanisë së madhe dhe anasjelltas, deri me 31 dhjetor të këtij viti.

Pas këtij afati hyjnë në fuqi rregullat e reja për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.