Donaldi hap ‘thesin‘ ne BBV zbulon të pathënat nga ndarja me Borën…

Donaldi dhe Bora prej kohësh kanë qenë një nga dyshet më të zhurmshme në rrjet. Dhe pse lidhja e tyre përfundoi vijojnë të tërheqin vëmendje. Paloma ka realizuar një ‘intervistë’ me Donaldin ku ka zbuluar të pathënat e lidhjes me Borën.

Ky i fundit më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në “Big Brother VIP Albania” lidhur me ndarjen nga Bora. Ishte Paloma ajo që ka “ngacmuar” Donaldin, i cili me përgjigjet e tij na la të kuptojmë se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që ‘mbaroi intervista’- shprehet Donaldi duke i lënë ndjekësit në mëndyshje.