“Dole brodhe me makinë, shkele dy këmbë zarfin e zi”, Juli shpërthen ndaj Eglës, por as aktorja nuk i kursehet

Aktori i humorit, Julian Deda, i cili u rendit i dytë në BBVIP është përplasur me Egla Cenon, fituesen e këtij edicioni, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë.

Në post Big Brother, Juli tha për Eglën se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë. Nga ana e saj, Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te Dhoma e Bardhë.

Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku.

Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.

Juli: Eglën e faktorizoi Dhomën e Bardhë. Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy here e papreferuar.