Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan . “Kam që 15 vjeç me këtë histori”

Këtë javë, moderatorja Dojna Mema ka zgjedhur ta kalojë në vendlindjen e gjyshes së saj, Përmetin. Ajo bashkë me gjyshen, motrën dhe të ëmën kanë shkuar së bashku në qytetin e bukur, ku po kalojnë momente shumë të këndshme. Përmes një videoje të postuar në Instastory, Dojna ka treguar se kanë vizituar edhe Bënjat e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.

Në këtë mënyrë, moderatorja ka zbuluar se prej vitesh vuan nga reumatizma. “Kam që 15 vjeç me këtë historinë e reumatizmës”, shkruan ajo. Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë./abcnews