“Do ta kisha larguar në sekondë”, Rudina Xhunga flet pa dorashka: Shumë mirë që Besa Shahini nuk është më ministre

Gazetarja Rudina Xhunga është shprehur se largimi i ministres së Arsimit Besa Shahini ishte gjëja e duhur që bëri pasi shpërdoroi një “shans historik”. Xhunga tha se Shahini pati shansin të përfitonte nga ky moment, “duke i hedhur dorën në shpatull tjetrit” në një moment të vështirë si nisja e arsimit në kohë pandemie. Por sipas Xhungës, ish-ministrja zgjodhi të kujdeset “për familjev e vetë”.

 “Ndoshta Ramës iu sosën nervat dhe e hoqi. Shumë mirë që Besa Shahini nuk është më ministre, asaj iu dha shansi të ishte një ministre një një moment historik. Dhe mendoj se në një moment të tillë njerëzit përfitojnë. Përfitojnë duke i hedhur dorën në shpatull tjetrin.

Besa shahini tha që unë do mendoj për familjen time, ju mendoni për tuajën. Mendoj që edhe unë po të isha do ta kisha larguar në sekondë. Mendoj që kemi nevojë për njerëz që e shohin gotën gjysmë plot,” – u shpreh gazetarja Xhunga në një intervistë në News24.