Dilema me e madhe: A duhet të mbajmë maska në mjedise publike? Flet Pëllumb Pipero

Duhet të bindemi që tashmë jeta jonë do të ndryshojë. Ndërkohë që mjeku Pëllumb Pipero paralajmëron që për një periudhë 7-8 ditore kurba do të bjerë, por kjo nuk do të thotë se duhet të bjerë kujdesi.

Në një intervistë me skype për OraNews, me gazetarin në studio Leftion Peristeri, Pipero nënvizon se sado i çliruar një vend nga koronavirusi nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Jep dhe një këshillë për përdorimin e maskave, një cështje që vijon të jetë tepër e debatuar këto ditë.

Pëllumb Pipero:  Qëndrimi i OBSH-së dhe i ynë sa i takon përdorimit të maskave nuk ka ndryshuar

Nëse jemi në mjedise publike, hyjmë në një supermarket, apo shkojmë në spital apo, të hipim në një mjet të transportit public duhet medoemos të mbajmë maskën. Nëse jemi në rrugë dhe ruajmë distancimin social apo largësinë 1-2 metra, nuk ka arsye të mbahen maska, por në mjedise publike duhet të mbajmë maska sakohë e kemi epideminë mes nesh. Vazhdoj të këmbëngul që një vend quhet i çliruar nga epidemia kur së paku një muaj rresht të mos kemi raste të reja nga rasti I fundit. Por duke marrë në konsideratë sado i çliruar një vend, nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Kjo do të thotë që kujdesi do të jetë vazhdimisht i shtuar. Masat duhen marrë në përputhje me ecurinë e epidemisë në vendin tone,

OraNews: A është kjo koha e duhur për të dhënë pak më tepër liri qytetarëve?

Pëllumb Pipero: Besoj fort se qeveria I ka marrë masat në kohën e duhur. Kjo javë do të jetë në shifra pak a shumë të njëjta ndoshta pak më poshtë sesa java e kaluar, dhe unë do e çuaj një vijë horizontale, apo shesh pushimi dhe gradualisht do nisin të biejnë, të paktën kjo duke iu referuar kurbave në Itali e Spanjë e Kinë. Por ne jemi më mirë se Italia e Spanja sepse kurba ka qenë e butë pasi qeveria mori masat shumë më parë. Zbutja e rënia e kurbës do të jetë graduale, pra do të zgjasë pak më shumë në kohë  por do kemi më shumë mundësi për ta përballuar, sikundër e kemi përballuar. Unë do të thoja që pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë. E gjykoj racionalitet dhe propocionalitet me ecurinë e epidemisë së vendit tonë.

Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit.

Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Pra pavarësisht se masat mund të lehtësohen  nuk duhet të jenë të lehtësuara dhe nuk mund të lehtësohen për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë pasi ato vazhdojnë të jenë të rrezikuar një lloj si kur kemi 2 raste apo 200 raste. Për ta periudha qëndrimit të  detyruar në shtëpi do të jetë më e gjatë. Në përputhje me to do të kemi dhe rigjallërim të aktivitetit ekonomik, por I mbetet qeverisë të marrë masat e duhura në përputhje me rekomandimet e specialistëve.