FOTO ARKIVA

Digjet një automjet në Elbasan, këto janë dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “5Maji” në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga banorët e zonës pasi kishte kohë i parkuar aty dhe zinte hapësirën publike. Mësohet se kohët e fundit mjeti ishte shndërruar në shtëpi nga një i pastrehë i zonës.

Ndotja e mjetit ishte kthyer në një shqetësim për banorët të cilët me sa duket janë detyruar të marrin vendimin ekstrem.